Burri dhunonte gruan shtatzënë, i kërkonte të abortonte fëmijën/ Ajo strehohet në një qendër shtetërore
28/10/2019 19:35

Një 25 vjecare nga qyteti i Durrësit, në muajin e gjashtë të shtatzanisë është strehuar nga autoritetet në një qender pritëse këtu në Tiranë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza denoncoi në polici partnerin e saj, pasi përmes dhunës ai i kishte kërkuar të abortonte fëmijën. Për dhunimin e Megit që pret të bëhet nënë, Gjykata la në arrest me burg, Kim Dhimën, i cili nga ana e tij nuk e pranon akuzën. Megjithatë 25 vjecari do të qëndrojë në burg deri sa të përfundojnë hetimet dhe ekspertiza, ndërsa kallzuesja është dërguar në një qendër shtetërore. Gjyqtari i çështjes, Bedri Qori, përveç se e dërgoi të dyshuarin në qeli, përmendi se arrestimi i tij nuk ishte kryer me urdhër të prokurorit . Por, ndërkohë policia pas prangosjes së djalit nga Paskuqani, përmend në dosjen e referuar akuzës , shenjat e e dukshme të dhunës në trupin e vajzës. Ndërsa në kallzim vajza tregon se ish partneri e kishte qëlluar edhe me kacavide në bark. Cifti ishte njohur përmes “Facebook-ut” dhe sic ajo shpjegon më tej, pasi janë frekuentuar një periudhë kohe, ata janë ndarë. Por vajza tregon se në datën 24 tetor ajo kishte udhëtuar nga Durrësi drejt kryeqytetit dhe pasi Kim Dhimën, ai e ka marrë me makinë duke e cuar në periferi ku edhe e ka dhunuar . I dyshuari e ka pyetur 25 vjecaren “pse nuk më tregovë për shtatzaninë” . Më pas i ka kërkuar që ta abortojë. Pasi e ka keqtrajtuar i dyshuari e ka zbritur nga makina duke e lënë në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Ndërsa i riu do të qëndrojë nën arrest me burg, prokuroria po kryen edhe veprime të tjera për të vërtetuar nisjen e historisë mes tyre përmes facebookut. Por veprimi më i rëndësishëm është marrja e qelizave telefonike të të dyve, për të konfirmuat me prova se ditën e dhunimit të vajzës shtatzanë, ata të dy ishin bashkë.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA