Balla në takimin e PS: Të hënën votojmë dy anëtarë të Kushtetueses, Reformën Zgjedhore e mbyllim në…
09/11/2019 13:14

Në takimin e PS “Ti zgjedh”, Taulant Balla foli për 4 forma të mundshme votimi në zgjedhjet për përcaktimin e delegatëve të Kongresit. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PS sepse ne kemi treguar që jemi e vetmja fuqi ndryshimi. Ne sapo kemi filluar implementin e një risie në politikë, që janë të paktë ata që e bëjnë, kjo për t’i mundësuar organizatave tona për tu drejtuar nga një grua dhe një burrë. Jemi të 5 në botë për nr e grave në qeveri, kjo është një gjë shumë e mirë. Një nga objektivat tona është barazia gjinore që të mos mbetet vetëm në letra. Në këto zgjedhje do kemi 4 forma të mundshme votimi: do të jenë 362 qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë. Suksesi i gjithë këtij procesi ka një rëndësi për vazhdimin e mandatit tonë dhe për fitoren në qershor në 2021. Tani PS ka nevojë për riorganizim, dhe të bëjmë ndryshime aty ku është e nevojshme. Nuk quhet e kryer puna jonë vetëm me 16 nëntor, duhet të vazhdojmë më tej. Duhet ta thellojmë statutin e barazisë gjinore, duhet të shkojmë me 50 përqind burra e gra”, tha ai. Balla tha më tej se pavarësisht se “KE nuk mori dot vendim pozitiv, por nuk duhet të dorëzohemi sepse qeveria i ka plotësuar të gjitha detyrimet që Shqipëria ka”. “Të hënën mbyllim vakancat në gjykatën Kushtetuese, pra do zgjidhen 2 të tillë, deri në janar do zgjidhet i 3, brenda Krishtlindjeve mbyllim edhe paketën e reformës zgjedhore. Duhet të ndryshojmë rregullat sa i përket financimit të Partive. Si prsh një parti ka falsifikuar dokumentat për financimin e partisë, prandaj rregullat duhen ndryshuar”, tha Balla.

Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA