Në këtë episod të Për’puthen do të ndiqni vazhdimin e debatit Gerta- Ardi, debat i cili ka treguar shumëçka nga marrëdhënia e tyre. Shumë detaje dyshuese janë shtuar për lidhjen mes Gertës dhe Antonit. A janë këta të dy të lidhur? Apo Antoni ka ardhur në program si shok i të dashurit të saj? Ç’ka ndodhur në takimin Gerta – Andrea? A janë puthur Gerta dhe Ardi? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari