Albin Kurti, fushatë në Gjirokastër/ Takime në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes
04/03/2021 15:10

Kreu i Lëvizjes “Vetvendosja” Albin Kurti ishte sot në Gjirokastër, krah kandidatit të Vetëvendosjes për Gjirokastrën, Kreshnik Merxhani. Ai tha se do të mbështesë kandidatët e Vetëvendosjes si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të përfaqësojnë qytetarët dhe të angazhohen për përparimin e të gjithëve, sepse Shqipëria sipas tij ka nevojë për zhvillim që sjell punësim dhe për drejtësi që nuk lejon korrupsionin. “Tre kandidatë të pavarur ne do ti mbështesim, Kreshnik Merxhani, në Gjirokastër, Bojken Abazi në Tiranë dhe Iliaz Shehu në Lezhë. Këta janë të pavarur dhe ne i duam për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.” Z. Kurti nuk ka hezituar ti përgjigjet pyetjes nëse është ende në agjendën e tij politike një bashkim i Shqipërisë me Kosovën. “Ne kemi pengesë Kushtetutën e Republikës së Kosovës por kjo nuk është një pengesë e patejkalueshme. Neni 1.3 dhe neni 1.1 nuk kanë në përputhje mirëpo me punë dhe angazhim, me vullnet politik dhe me dëshirën e popullit, duhet ta sjellim ligjin për referendum.” Gjithashtu Kurti ka komentuar rreth agjendës së tij politike në Tiranë ndërsa nuk ka preferuar të komentojë rreth përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë. “Dje në Tiranë kam takuar edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin e Republikës Ilir Meta si dhe kryetarin e PD Lulëzim Basha.” Kurti e ka vazhduar agjendën e tij në Gjirokastër në takime me bizneset dhe në takime të lira me qytetarët ku edhe ka prezantuar kandidatin e Vetëvendosjes.

Top Channel/ Trump trondit afganët në Shqipëri! Urdhri i fundit komplikon të ardhmen
24/01 19:35
Top News- Berisha nuk do paraqitet në SPAK/ Prokuroria i pranon kërkesën, takime zyrtare në Gjermani
24/01 19:06
Top Channel/ PD vë në rrezik votën e Diasporës: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse…
24/01 18:26
Top News – Ambasadori i ri italian. Zyrtarizohet i besuari i Giorgia Melonit në Tiranë
24/01 17:54
Top Channel/ Lëvizja e fundit! Rrezikohet pakti PS-PD, Berisha zbulon qëndrimin
24/01 15:11
Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
DIGITALB DIGITALB - OFERTA