Akuza rrëzoi “pastrimin e parave”/ Nik Muzin u pendua, do flasë, kërkon garanci nga Shqipëria
09/11/2019 15:09

“U rrëzua 90 përqind e akuzës false”. Kjo është deklarata e kryetarit të Partisë Lulzim Basha. Nga PD u komentua si sukses fakti që prokuroria ngriti akuzë ndaj zotit Basha dhe dy bashkëpunëtorëve të tij për falsifikim dokumentash. Gezimi vjen nga fakti se dy prokuroret Ervin Karanxha, Gjergjii Trako mbyllen hetimin dy vjeçar duke lënë vetëm një akuzë, ajo e falsifikimit të dokumentave që dënohet nga tre deri në shtatë vite burgim. Por akuza më e rëndë, ajo për pastrim parash është mbyllur, nga vetëm dy prej grupit prej tre prokurorësh që po hetonin çështjen. Mos firmosja e dosjes nga prokurori i tretë do jenë një betejë tjetër ligjore. Por si e kane justifikuar dy prokurorët rrëzimin e kësaj akuzë. Në nisje të hetimit prokurorët kishin në dorë deklarimet se për lobimin e Partisë demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin paguar 650 mijë dollarë për lobistin Nik Muzin, me pagesa që shkonin nga disa drejtime një prej të cilës nëpërmjet një kompania off shoore të quajtur “Biniata Trade” që në një seri lidhjes përfundonin te dy shtetase ruse aktiviteti i së cilave është regjistruar në Belize. Sipas dokumentit që disponon Top Channel, letra e dy prokurorëve thuhet se sipas përcaktimeve të ligjit shqiptar për pastrimin e parave, nuk ka një vepër penale që ka gjeneruar këto para. Ndërkohë prokurorët kanë në dorë dokumentat të cilat Nik Muzin ka depozituar për paratë e lobimit. Ndërkohë që lobisti amerikan, nën hetim në vendin e tij për këtë çështje, ai është penduar dhe ka vendosur që të flasë por kërkon që mos dënohen në Shqipëri, dhe për ti dhënë këtë garanci, prokurorët shqiptarë kanë vendosur pushimin e akuzës për pastrim parash. Ja çfarë thuhet shprehimisht në dokumentin e dy prokurorëve Trako dhe Karanxha. “Së dyti, nga korespondenca e bërë me autoritetet e ndjekjes penale të Shteteve të bashkuara të Amerikës, të bërë nga prokuroria e Tiranës, rezulton se shtetasi Nik Muzin, ka vendosur që të flasë për këtë çështje penale (lobimin e kryer). Autoritetet amerikanë i kanë dhënë garanci se nuk do të ndiqet penalisht në Amerikë ky shtetas në rast se jep deklarime për të zbardhur ngjarjen. Prokurori amerikan ka komunikuar me prokurorinë e Tiranës ku përcjell kërkesën e Nikolas Muzin për të mos pasur përgjegjësi penale në territorin e Shqipërisë në këmbim të dhënies së dëshmisë së plotë me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes”. Prokurorët arsyetojnë se në këto kushte duhet pushuar akuza për nenin 287, pastrim parash nga Shqipëria që Nik Muzin të flasë lirisht në Amerikë. Prokurorët përmendin e konventat e firmosura mes Shqipërisë së mbretit zog në 1933 dhe shteteve të bashkuara dhe thonë: “Në këto kushte organet e ndjekjes penale të Shqipërisë janë të interesuara për zbardhjen e plotë të ngjarjes duke mos u bërë pengesë për deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas Muzin”. Së treti prokuroret shpjegojnë se pagesat e kryera janë bërë për takime dhe foto me zyrtarë të rëndësishëm të shtetit amerikan dhe se ky lloj produkti, nuk hyn në gjenerimin e të ardhurave të veprës penale. Dhe argumenti I katërt është se prokurori ka të drejtë të ndryshojë akuzën në çdo fazë të hetimit dhe këtë rast ata çmojnë pushimin e akuzës për veprën penale të pastrimit të parave.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA