Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Lezhë Milot. Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt kryeqytetit për ndihmë më të specializuar. I aksidentuari siç Top Channel mëson është Ndre Prendi, rreth 60 vjeç. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.