16-vjecarja grabit të moshuarën. U hoq si e sëmurë për t’iu futur në shtëpi
29/01/2021 12:26

Një 67-vjeçare nga lagja 18 Tetori e Lushnjes ka rënë pre e një grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur paraditen e ditës së djeshme kur në banesën e së moshuarës Lumturie Zelo 67 vjeçe ka trokitur një vajzë e mitur dhe i ka kërkuar një gotë ujë pasi nuk ndihej mire. E moshuara ka marrë ujin dhe e ka ftuar të futet brenda. Pas këtij momenti vajza 16 vjeçare ka nxjerrë nga xhepi një spraj lotsjellës dhe e ia ka hedhur të moshuarës në sy. Pasi e ka rrëzuar në tokë i ka vënë duart në fyt duke e kërcënuar se do ta vrasë nëse tregon, duke e tërhequr zvarrë ajo e ka mbyllur të moshuarën në një nga dhomat e shtëpisë. Pasi e ka mbyllur në dhomë ajo e ka nisur kontrollet në shtëpi për të marrë çfarë të gjente sende me vlerë. Pas disa minutash vajza 16 vjeçare është larguar nga banesa duke e lënë të mbyllur në dhomë të moshuarën. Kjo e fundit ka thyer xhamin e dritares duke kërkuar ndihmë. “Tmerr me sy kam parë, nënës në varr do ia tregoj. Ja në orën 10 pa njëzet. Unë po bëja punët, trokiti në derë unë i thash hë bijë çfarë ke, jam sëmurë më tha kam bërë rrugë të gjatë më jep një pikë ujë. Unë vetëm jetoj, mbesa është në shkollë në vit të dytë. Më kyçi mua e se di ku e ka hedhur kyçin në rrugë. Kapërceva atje edhe lajmërova, se kisha as telefonin. S’kam gjë tjetër , të dënohet se e meriton sado që është fëmijë edhe se ka mbushur moshën”, tha gruaja. Kanë qenë fqinjët të cilët janë afruar dhe kanë njoftuar policinë. Pas marrjes së informacioneve policia e Lushnjes arriti të identifikojë e më pas të arrestojë vajzën me iniciale K. B 16 vjeçe dhe Julian Kiptiun 18 vjeç të dy banues në Lushnje, i cili e ka ndihmuar 16 vjeçaren në grabitjen. Sipas informacioneve të mara 18-vjeçari ka ruajtur jashtë banesës në kohën që 16-vjeçarja kryente grabitjen.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA