14 hidrocentralet që e vrasin Vjosën/ Shqipëria do ndërtoje në rrjedhën e lumit 8 diga, Greqia 6
02/11/2019 15:01

Postimi sensibilizues në Instagram nga aktori fituesi i çmimit Oscar, Leonardo DiCaprio kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Vjosë, është i fundit i një fushate të nisur nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj. Media prestigjiozie si Der Spiegel apo DW i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje, ndërkohë dokumetaristë nga e gjithë bota kanë vizituar shtratin e Vjosës dhe luginën përgjatë tij. Në vitin 2017, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh regjistroi gjatë një ekspedite të shkurtër qindra gjallesa të reja në lumin Vjosë, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën. Por ç’po ndodh me të vërtetë me Vjosën, i konsideruar si një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës? Shqiperia ka planifikuar për të ndërtuar 8 hidrocentrale, ndërsa Greqia 6. Shumë hece të tjerë të vegjël janë projektuar për përrenjtë që furnizojnë Vjosën. 2 leje ndërtimi hidrocentralesh janë dhënë tashmë në territorin shqiptar. I pari është hidrocentrali i Kalivacit, ai është ridhënë me koncesion qershorin e vitit që shkoi pas prishjes së kontratës së mëparshme. Në terren puna ka ngelur aty ku është lënë nga koncesinari i mëparshëm. Fshtati i parë qe preket nga diga e Kalivacit është anes Vjosës. Idejat Zotaj thotë se askush nuk i ka thënë se çdo behet me ta kur të përmbytet lugina. Ai nuk është i shqetësuar për ekosistemin, por shtëpinë dhe buken e gojës qe nxjerr nga toka bujqësore. Pak kilometra më perpara Kalivacit është dhënë leja për hidrocentralin e Pocemit, puna s’ka nisur ende. Fshati Kute do të permbytet nga liqeni që do krijohet. Demir Murataj, banor i zonës thotë se përveç shtepive janë 800 hektarë toke me mbi 10 mije rrënje ullinj qe do te zhduken. Nga ana e saj, bashkia e Tepelenës thotë se përfitimet nga turizmi janë shume here më të mëdha se nga hidrocentralet. Nga shoqata e mjedisit është kërkuar shpallja e Vjosës Park Kombëtar , pasi kështu sipas tyre do te mbrohej integriteti i këtij lumi unik në Evropë

Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA