10- vjetori i “21 janarit”/ Përkujtohen 4 viktimat në protestën para Kryeministrisë
21/01/2021 15:06

Socialistët përkujtuan vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janar 2011 në bulevardin dëshmorët e kombit. Ceremonia e njëjtë si 10 vite më parë duke vendosur karafila të kuq në katër pllakatet e katër të rënëve të cilët më herët kryeministri Edi Rama i shpalli dëshmorë të atdheut. Kryeministri Edi Rama i priu vendosjes së luleve, ndërsa shumë qytetarë të Tiranës mbushen të dyja krahët e bulevardit për tu përkulur në katër vendet, të kthyera në simbolin e kujtimit të këtyre vrasje të paprecedcenta në historinë e Shqipërisë. Ceremonisë përkujtimore në bulevard i parapriu një takim në kryeministri mes kreut të qeverisë dhe familjarëve të Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Rama: Sot bëhen plot 10 vjet nga tragjedia e 21 janarit dhe në këtë 10 vjetor qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të Dëshmorit të Atdheut për të katër dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit. Njëkohësisht, sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi dhjetë vjeçar në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore. Nga njëra anë, në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë. Ngulmimit 10 vjeçar të familjarëve për të vënë përpara drejtësisë urdhëruesit e 21 Janarit Edi Rama u tha: Ata, të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin me palë të treta të veshur nën togën e zezë të gjykatësve, do të përgjigjen. Do të përgjigjen ashtu siç do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort, për të bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, së bashku me udhëheqësin e këtij referendumi. Sabit Dedës vëllait Hekuran Dedës nuk i është shuar shpresa për drejtësi. Sabit Deda: Kanë qenë vite shumë të vështira. Vite të vështira me shpresë tek gjykata speciale. Kemi shpresë. Muhamed Veliu: Në gjykatën e Strasburgut? Sabit Deda: Në gjykatën e Strasburgut dhe tek SPAK-u. Për 4 vrasjet e 21 janarit dhe ata që u plagosën janë dënuar vetëm gardisti Agim Llupo dhe ish kreu gardës Ndrea Prendi. Hetimet deri më tani nuk kanë mundur të nxjerrin urdhëruesit e vrasjeve dhe ata që fshinë serverat e kryeministrisë, për të fshehur gjurmët e këtij krimi shtetëror një dekadë më parë.

Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA