Myrto Uzuni duket se i ka dhënë lamtumirën Granadës pas tre vitesh, me sulmuesi e Kombëtares që largohet nga klubi spanjoll si golashënuesi më i mirë i tij në histori.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai konfirmon largimin e tij nga Spanja, i cili do të nisë një aventurë të re në SHBA me Austin FC.
Në postimin e bërë, Uzuni shkruan se humbi Europianin me Shqipërinë për këtë fanellë, teksa nuk i kurseu “thumbimet” për disa pjesëtarë të klubit.
“Të dashur tifozë të Granada CF,
Sot them lamtumirë. Momenti erdhi me lot në sy pas tre vitesh të paharrueshme. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe punëtorët e klubit. Vajzat e kuzhinës. Njerëz që punojnë shumë dhe nuk dalin në televizion për të ndarë momentet e triumfit dhe humbjes që më shënuan përgjithmonë.
Erdha në vitin 2022, përjetuam një rënie që më bëri më të fortë dhe në 2023 arrita versionin tim më të mirë, duke fituar trofeun e golashënuesit me 23 gola dhe titullin kampion. Në vitin 2024, edhe pse shënova 11 gola, nuk mjaftuan për të shpëtuar ekipin. Kam luajtur i dëmtuar me gjilpëra në çdo ndeshje. Dhe kam humbur Euro 2024 pasi e ndjeja peshën e mbështetjes suaj dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë.
Sot duhet të marr një vendim të vështirë për familjen time. Largohem me krenari nga ky klub, duke qenë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e tij (49 gola, 8 asistime në 106 ndeshje). Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen tuaj, veçanërisht atë të Curva Sur.
Shpresoj që kjo të jetë një “shihemi më vonë” dhe jo një lamtumirë përfundimtare. Deri në momentin kur këta njerëz nuk janë më në klub. Sepse Granada e meriton të jetë gjithmonë në La Liga. Zemra ime do të jetë gjithmonë kuq e bardh.
Të dua, Granada ime. Gjithmonë ushtari yt, Myrto Uzuni”, shkruan sulmuesi i Kombëtares në postimin e tij në Instagram.
View this post on Instagram
Top Channel