U gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë/ Vëllai i 48-vjeçarit vrau Refik Domin në vitin 1997, u dënua me 12 vite burg

24/01/2025 09:53

48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i vdekur në makinën e tij në Kamëz këtë të premte.

Pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës është hakmarrja, pasi vëllai i tij vrau në vitin 1997 një person, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Sipas të dhënave paraprake nga burimet e gazetares së Top Channel, Kleida Muka, viktima është vëllai i Besnik Vishës.

Sipas vendimit të datës 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka dhënë 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Viktima punonte si postier dhe ishte nisur drejt vendit të punës në momentin që i kanë zënë pritë autorët dhe më pas e kanë qëlluar me breëshëri arme.

Në vendngjarje policia gjeti 12 gëzhoja, ndërsa dyshohet se më pas autori apo autorët janë larguar me makinë.

Ende po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA