Opozita po zhvillon protestën e radhës para Bashkisë Tiranë këtë të premte.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para bashkisë, pasi Policia nuk ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për zhvillimin e tubimit të tyre.

Si pasojë, mbështetësit e opozitës janë përplasur me drejtuesit e makinave, të cilët donin të kalonin rrugën.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe e zyrtarëve të PD për të qetësuar situatën.

Protestuesit kërkojnë prej javësh dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA