Trump bën gati një tjetër urdhër ekzekutiv, “shënjestron” Agjencinë e Emergjencave, presidenti: Nuk është e dobishme

24/01/2025 18:50

Presidenti Donald Trump tha se ai po mendon të mbyllë Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Ai e quajti institucionin një “fatkeqësi” teksa po vizitonte zonat e Karolinës së Veriut të shkatërruara si pasojë e uraganit “Helene”.

“Do të firmos një urdhër ekzekutiv për të filluar procesin e reformimit rrënjësor të FEMA-s, ose ndoshta mbylljen e saj. Unë sinqerisht mendoj se FEMA nuk është e dobishme”, tha presidenti.

Presidenti tha se guvernatorët duhet të përdorin instancat shtetërore e tyre për të rregulluar problemet në vend që të telefonojnë FEMA.

“Pavarësisht nëse është guvernator demokrat apo republikan, duhet të përdorni fuqinë e shtetit tuaj për ta rregulluar atë dhe të mos humbni kohë duke kërkuar ndihmë nga FEMA. FEMA vjen këtu duke mos e njohur zonës dhe japin  rregulla të paarsyeshëm për të zbatuar për shkak të paditurisë”, përfundoi Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA