Në Arabinë Saudite janë të fiksuar pas Vinicius Junior. Ata kanë vendosur t’i rikthehen brazilianit, i cili jo më larg se verën e kaluar refuzoi 1 miliard euro pagë për pesë sezone.
Në afatin kalimtar veror të vitit 2025, kur përfundon sezoni aktual, nga Arabia Saudite pritet të mbërrijë një tjetër “thes” me miliona euro.
Këtu nuk po flasim për një skuadër të vetme, në këtë rast Al-Ahli, por për një shtet që po lëviz dhe do të përpiqet të ndërmarrë atë që do të ishte transferimi më i madh në historinë e futbollit.
Nga Anglia vijnë lajme se sauditët janë të gatshëm të vënë në tryezë një ofertë që do të thyente të gjitha rekordet: 350 milionë euro për Realin e Madridit.
Shuma maksimale e paguar për një futbollist është 222 milionë euro që PSG-ja i pagoi Barcelonës për Neymar në vitin 2017.
Top Channel