Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda po përballen me një mot të keq, teksa stuhia “Eowyn” ka trokitur në qytete.
Stuhia “Eowyn” tashmë ka thyer rekorde në Republikën e Irlandës, pasi era ka arritur shpejtësinë 183 km/h. Paralajmërime janë bërë edhe për Skocinë, vend që pritet të përballet me mot të keq.
Njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë këshilluar të mos udhëtojnë, pasi ekzistojnë paralajmërime të shumta të motit.
Rrjetet Elektrike Skoceze dhe Jugore raportuan se ka rikthyer energjinë për 6,568 konsumatorë që kishin humbur furnizimet që nga fillimi i stuhisë herët në mëngjes.
Sipas tyre 2,621 klientë janë aktualisht jashtë furnizimit dhe pret ndërprerje të mëtejshme gjatë ditës së sotme.
Stuhia “Eowyn” ka detyruar qindra shkolla anembanë vendit të mbyllin dyert e tyre sot. Më e prekura është Irlanda e Veriut, ku të gjitha shkollat janë mbyllur.
Glasgow dhe Edinburgh kanë mbyllur gjithashtu të gjitha shkollat e tyre. Ndërkohë, ka rreth 30 shkolla të mbyllura në të gjithë Northumberland, shtatë në Cumberland dhe pak më shumë se 30 në të gjithë Uellsin veriperëndimor.
Transporti hekurudhor është ndaluar në shumë qytete, për të shmangur incidentet pasi shpejtësia e erës vijon të mbetet e lartë.
Top Channel