SPAK pranon kërkesën e avokatëve të kreut të PD, Berisha nuk do të paraqitet para prokurorëve në 3 shkurt
24/01/2025 17:43
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, për të mos u paraqitur të hënën e 3 shkurtit, për masën e caktuar.
Sipas avokatëve të kreut të PD, në datën 3 të muajit shkurt Sali Berisha do të jetë në një udhëtim jashtë vendit, dhe për këtë arsye nuk do të mund të paraqitet në SPAK siç i është caktuar në masën e dhënë.
Berisha pritet që të udhëtojë drejt Gjermanisë, për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij.
Kujtojmë se kryedemokrati është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Top Channel