24/01 23:07
Stuhia Éowyn ka goditur në mënyrë të frikshme Irlandën dhe një pjesë të Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo vetëm.
“The Times” raporton se është shënuar viktima e parë nga kjo stuhi. Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal, ka thënë policia në Republikën e Irlandës.
Donegal, në veriperëndim të vendit, ka qenë një nga zonat më të goditura nga erërat më të fuqishme të stuhisë Éowyn sot. Shkollat në të gjithë qarkun janë mbyllur dhe transporti publik është ndalur.
Top Channel