Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti.

Ai është shprehur se tashmë, për herë të parë në këto shifra, 250 mln dollarë do të shërbejnë për ndërmarrjet e vogla të mesme në bujqësi.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit, e para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen italiane Cassa Depositi e Prestiti, një institucion financiar. Jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit.

Projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohen nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti, për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme të saj.

E dyta Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla të mesme, me fokus kryesorë tek bujqësia, 250 mln euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta”, ka deklaruar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA