Rekrutonin shtetase të huaja nga Turqia e Azerbajxhani dhe i shfrytëzonin për prostitucion, arrestohet tutorja 40-vjeçare

24/01/2025 12:27

Një 40-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi rekturonte vajza të huaja dhe i shfrytëzonte për prostitucion.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Escort”, zhvilluar 2 javë më parë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasen G. Ç., 40 vjeçe, banuese në Turqi.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar), rekrutonin shtetase të huaja, nga Turqia dhe nga Azerbajxhani, dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion, duke përdorur një faqe online.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, janë referuar materialet në Prokurori, për 2 shtetase turke, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.

Gjatë kontrollit fizik, shtetases G. Ç. i janë gjetur bizhuteri floriri dhe rreth 3000 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA