Parlamentaret e 11 majit, Berisha thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë: Votoni! Firmosni rotacionin

24/01/2025 19:11

Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të votojnë në 11 maj.

Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se vota e diasporës është e rëndësishme dhe se sipas tij do të ndikojë “që të firmosin rotacionin sepse ne kemi një program të shkëlqyer”.

“Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.

Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë”, tha kreu i PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA