Vrasje me armë zjarri në Kamëz, 48-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës
24/01/2025 08:34
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.
Paraprakisht dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.
Top Channel