Dy të rinj janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në kryeqytet, pasi janë kapur me lëndë narkotike, armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme.
21-vjeçari Samuel Malo u arrestua në flagrancë në rrugën “Fran Bardhi”, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë kokainë, si dhe 10.200 euro dhe 180.000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës.
Ndërkohë, bashkëmoshatari i tij, Klajdi Hysa u vu në pranga dhe dy miqtë që udhëtonin me të në mjet u proceduan penalisht, pasi nga kontrolli në automjetin e parkuar ku po qëndronin u gjet një sasi kanabisi, që dyshohet se e kishin gati për ta shitur.
Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 thika dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.
Top Channel