Myrto uzuni është zyrtarisht një futbollist i Austin FC në MLS-në amerikane.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha lamtumirë Granadës pas tre vitesh të kaluara në Spanjë, aty ku u bë dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
29-vjeçari bashkohet me Austin deri në vitin 2027 me një opsion për vitin 2028. Ai arrin me një transferim prej 12.3 milionë dollarësh, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.
“Një nga arsyet kryesore që dua t’i bashkohem Austin FC është ambicia që Anthony Precourt dhe Rodolfo Borrell kanë për këtë skuadër, e cila përputhet me ambicien time për të pasur gjithmonë sukses me një mentalitet fitues.
Mund t’u them tifozëve të Austin se do të bëj gjithçka që mundem për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat. Unë po vij këtu për të thyer rekorde”, tha Uzuni në fjalën e tij prezantuese.
Top Channel