GJKKO kthen dosjen e deputetit demokrat, Asllan Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Dogjani pas daljes nga GJKKO e shprehu si një triumf këtë vendim të trupës gjykuese, pasi sipas tij  është denoncuar në shenjë hakmarrje në SPAK, ndërsa nuk kurseu sulmet ndaj maxhorancës.

“Ka kthyer Shqipërinë në vend mbeturinash. Gjykata me vendim të ndërmjetëm ja shpallur ndërmjetim. I caktoi të kryhen edhe një herë. Kjo vepër penale e supozuar ku është bërë nga një mashtrues qe e kamë kallëzuar për vjedhjen e pronës publike. Është shenjë hakmarrje. E kam denoncuar me banorët për grabitjen  e pronës publike. Sot është triumf i drejtësisë por shpresë edhe për qytetarët. Të denoncojnë çdo hajdutëri. Gjykata u dha një shpresë qytetarëve’, thotë Dogjani për mediat.

Dogjani u vu nën akuzë nga SPAK për deklarimin e rremë të përfitimit të një apartamenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA