Futbollist dhe pronar, Neymar shumë pranë rikthimit të bujshëm te klubi ku u rrit

24/01/2025 20:05

Rikthimi i Neymar në Santos duket se është më afër se kurrë.

Negociatat për zgjidhjen e kontratës me Al Hilal në Arabinë Saudite janë duke ecur mirë, sipas gazetës ‘L’Equipe’ dhe pasi të lirohet nga angazhimi për klubin saudit, ai do të ketë një rrugë të lirë për t’u rikthyer në ekipin ku u rrit.

Neymar ka një kontratë me Al Hilal deri në qershor 2025 dhe fiton 100 milionë euro në vit, një shifër e paarritshme për Santosin.

Sipas gazetës franceze, për të lehtësuar rikthimin e Neymar në Santos, futbollisti dhe babai i tij do të bënin një hap paraprak. Ata do të bashkohen me një fond investimi për të blerë një pjesë të klubit brazilian, gjë që sipas ‘L’Equipe’, do t’i lejonte Santos t’i ofronte një kontratë më të lartë futbollistit dhe do ta bënte atë bashkëpronar të klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA