FOTO/ Ja makina brenda së cilës u ekzekutua Lulzim Visha, 48-vjeçari punonte si postier, dyshohet se u qëllua me armë me silenciator
24/01/2025 10:45
Lulzim Visha ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë në Kamëz.
Ai punonte si postier për një kompani private.
Sipas gazetares së Top Channel, Kleida Muka, nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator.
Top Channel