Pas deklaratës së Partisë Demokratike se kërkon që të votojnë nga diaspora edhe ata shqiptarë që nuk e kanë një mjet identifikimi shqiptar, ka reaguar deputeti i PS, Erion Braçe.

Në një postim të bërë në Facebook, Braçe shprehet se kjo nuk mund të ndodhë, teksa shton se cilido e ka mundësinë që të pajiset me një mjet identifikimi shqiptar.

“Jo, nuk mundet, kush nuk ka dokument identifikimi shqiptar nuk mund të votojë për Shqipërinë! Është fyerje mbi të gjithë të votosh me dokument identifikimi të një vendi tjetër çfarëdo! Nuk ndodh kurrkund. Cilido e ka mundësinë të pajiset me dokument shqiptar”, shkruan Braçe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA