Një ngjarje e rëndë brenda familjes është raportuar në Shkodër, ku 65-vjeçari kërcënonte me jetë bashkëjetuesen dhe fëmijën e tyre të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale M. Gj., e dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, teksa i kanoste të dy për jetën.

Është sekuestruar një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA