Policia e Tiranë ka nisur procedim në gjendje të lirë për bashkëshortin e edukatores së një kopshti privat Rudina Gerdani, e cila u denoncua nga prindi i një djali tre vjeçar nën dyshimin se e ka dhunuar të miturin.
Sipas informacioneve, 63-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar babanë e të voglit pas denoncimit të bërë për rastin. Ndërkohë edukatorja, është shpallur në kërkim nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit)”, thuhet në deklaratën e policisë.
Top Channel