Gjysmëfinalja e parë e Australian Open zgjat vetëm një set dhe 1h21′ lojë.
Novak Gjokoviç, i cili nuk ishte stërvitur më pas ndeshjes së fituar ndaj Carlos Alcaraz, e humbi atë me rezultatin 7-6 dhe vendosi të dorëzohej për shkak të problemit në kofshë.
Publiku e vërshëlleu pasi me vendimin e tij, Djokovic e dërgon Zverev në finale, por gjermani e mbron atë: ” Mos e shani një lojtar që lëndohet, Gjokoviç i ka dhënë gjithçka tenisit për njëzet vjet”.
Novak Djokovic shpjegon arsyet e tërheqjes së tij pas setit të parë të gjysmëfinales së Australian Open 2025 kundër Zverev:
“Unë kam një problem muskulor , të ngjashëm me atë që pata dy vjet më pare,ai kishte pësuar tërheqje të muskulit. Në vitin 2023 e kisha menaxhuar më mirë lëndimin sepse më shqetësonte më pak se sot”.
Një pyetje në lidhje me tërheqjen e tij nga tenisi në këto momente nuk shmangeshin:
“Nuk e di nëse do të jetë Australian Open i fundit, ndoshta po. Nëse jam i motivuar dhe i shëndetshëm, nuk e kuptoj pse nuk duhet të kthehem, por unë duhet të shoh se si shkon sezoni, do të doja të vazhdoja, por duhet të kuptoj se cili do të jetë programi im”.
Ndërkohë Zverev i drejtohet publikut për vërshëllimat ndaj tërheqjes së kundërshtarit të tij.
“Ju lutem djema, mos e shani një lojtar që largohet kështu nga fusha. E di që të gjithë keni paguar dhe donit të shihnit një përballje të ashpër, por Novak i ka dhënë gjithçka këtij sporti për 20 vitet e fundit.”
Top Channel