Atentati në Kamëz/ Momenti kur ambulanca merr trupin e Lulzim Vishës, forca të shumta policie në vendngjarje

24/01/2025 10:06

Policia ka rrethuar zonën në Kamëz, pasi 48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, ai u gjet pa shenja jete brenda një automjeti.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sipas të dhënave paraprake nga burimet e gazetares së Top Channel, Kleida Muka, viktima është vëllai i Besnik Vishës.

Sipas vendimit të datës 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka dhënë 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA