Atentati në Kamëz/ Dyshohet se autorët u pozicionuan para makinës, do të pyeten familjarë të Refik Domit që u vra nga vëllai i viktimës

24/01/2025 15:37

Detaje te reja nga vrasja e 48 vjeçarit Lulzim Visha mëngjesin e sotëm në zonën e Zall Mnerit në Kamëz.

Burime nga grupi hetimor i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se në automjetin e punës së viktimës janë konstatuar 15 gjurmë plumbash, qitjet sipas hetuesive janë bërë në xhamin e parë të makinës duke ngritur dyshime se autoret janë pozicionuar përballë.

Po ashtu kalibri i armës dyshohet të jetë automatik i shkurtët tip 9mm sipas gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Po ashtu policia ka shoqëruar dhe do pyesë si deklarues të afërm të Refik Domit që është vrarë në 1997 nga vëllai i viktimës.

Ndërkohë automjeti që u gjet i djegur në Zall Herr është ende duke u kqyrur nga grupi hetimor.

Makina është shkrumbuar e gjitha. Ndërkohë Lulzim Visha nuk kishte precedent penal të mëparshëm thotë policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA