Artan Fuga

Nga Artan Fuga

More se po pickoj veten, sepse nuk kuptoj a jetoj në shekullin e 21-të, apo në shekullin e 12-të?
Shkolla, duke filluar nga klasa e parë deri te fundi kur merr diplomën master, i ka shpallur luftë teknologjisë.

Ndal telefoni në shkolla, zero lidhja internet nëpër klasa për nxënës e studentë, përjashta Inteligjenca Artificiale, Chat GPT, jashtë, jashtë, jashtë referimi te Web-i, YouTube nëpër tekste idiote!
More a jemi në vete apo jemi çmendur?

Si në shekullin e inkuzicionit, si atëherë kur dogma e digjte në turrën e druve atë që pasi shihte me ndonjë farë teleskopi prej gjasme a me sy të lirë qiellin thoshte se nuk është si ka thënë Aristoteli qielli.
Ministria e Arsimit prej vitesh dhe vazhdon inercia në vend të ulërijë kundër këtij qendrimi dogmatik, mesjetar i keq, se Mesjeta ishte e ndritur në vetvete, bestyd, moralist idiot, antishkencë, inkuizicionist, mban akoma rregulla që shkojnë në këtë drejtim.
Dhe ka mësues dhe pedagogë që gjejnë lloj lloj pallavrash për ta privuar rininë nga teknologjia në shkollë, jo po kopjojnë, jo po bëjnë plagjiatura, jo po temat e diplomave, jo po kjo tjetra, e budallalliqe.
Jo mor jo, fajin se ka teknologjia, as Inteligjenca Artificiale as Chat GPT as telefoni, por e kemi fajin ne që japim mësimin si në kohën e Platonit, duke u flladit buzë lumit, si në kohën e skribëve sikur kemi auditore analfabetësh, si në kohën e kurseve kundër analfabetizmlit.

Ne nuk dimë që edhe në provime dhe në tema esesh apo diplomash të japim ato detyra që nxënësi dhe studenti t’a përdorë lirshëm teknologjinë dhe ne të shohim si di ai të nxjerrë përfundimet e veta.

Por, kjo kërkon studim të asaj që bën dhe nuk bën dot Inteligjencia artificiale, po kush ta bëjë, ata që flenë gjumë me sy hapur.
Ore edhe Tik Tokun do ta hapni se ndryshe do të shpallemi fanatikë, në mos terroristë!
Po pse mo brezi ynë nuk kishte inteligjencën artificiale të asaj kohe, nuk kishim tabelat që konsultonim gatshëm se sa është sinusi, kosinusi, etj?

Pse nuk kishim tabelën e shumëzimit të gatshme? Pse me gishta i bënin shumëzimet dhe pjesëtimet.
Ministria e arsimit në vend të urdhërojë mbylljen e derës së arsimit për teknologjinë që favorizon fanatikët bestydë të arsimit, shkollë policore, inkuizicioniste, duhet të nxjerrë me urgjencë rregullore që në çdo lëndë sillabuset dhe programet të hapin rrugë me detyrim për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

Të zhduken nga shkolla inkuizicionistët moralistë, jo teknologjia.
Ç’është mo ky krim që bëhet në kurriz të kombit?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA