Arratiset nga burgu në Itali krimineli shqiptar me 25 identitete/ “Akili” doli të nxirrte plehrat, por u zhduk befasisht

24/01/2025 13:21

44-vjeçari shqiptar Xhevdet Plaku është arratisur nga burgu i Barcaglione në Itali mëngjesin e së enjtes.

Mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Xhevdet Plaku i njohur me pseudonimin “Akili” ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin. Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve. Që do të thotë: punoni jashtë, pa shoqërues.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.

Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, alarmi u aktivizua menjëherë dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin.

Policia italiane ka nisur aksionin për të rënë në gjurmët e tij duke kërkuar në fusha, pyje, shtëpi të braktisura dhe shtigje rreth burgut Barcaglione, por, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA