Arabia Saudite i ka kërkuar kompozitorit Hans Zimmer, që të krijojë në një version të ri të himnit të saj kombëtar, tha një zyrtar i lartë i shtetit.
Zimmer, partiturat e filmave të të cilit përfshijnë trilogjinë e Lion King, Dune dhe The Dark Knight, ka rënë dakord me projektin, tha kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit, Turki Alalshikh.
“Ne diskutuam për shumë projekte të ardhshme, shpresoj se do të arrijmë diçka së shpejti, duke përfshirë riorganizimin e himnit kombëtar saudit me instrumente të ndryshme”, postoi Alalshikh në X.
Himni saudit, Aash Al-Malik (Rroftë Mbreti), u shkrua në vitin 1947 nga kompozitori egjiptian Abdul Rahman Al-Khateeb me kërkesë të mbretit Abdulaziz, sipas nationalanthems.info .
Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë dhe shtëpia e vendeve më të shenjta të Islamit, po ndjek një rinovim ambicioz ndërsa përpiqet të diversifikojë ekonominë e saj larg naftës së papërpunuar.
Pas rihapjes së kinemave, lejimit të grave për të vozitur dhe pranimit të turistëve të parë jomuslimanë në 2018-ën, ndryshimi ka përfshirë disa projekte në shkallë të gjerë si resortet dhe NEOM, një qytet futurist në shkretëtirë që kushton 500 miliardë dollarë.
Alalshikh ka qenë i përfshirë në një sërë promovimesh kulturore dhe sportive, duke përfshirë boksin e peshave të rënda dhe një listë koncertesh nga muzikantë të huaj.
Top Channel