Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarje të masës “arrest në shtëpi”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 25 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit J.M., në lidhje me: “Ankim ndaj vendimit nr. 714, datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Shuarjen e masës së sigurimit të “Arrestit në shtëpi”, për J.M., caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

 Miratimin e vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, sipas njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA