Apartamentet 20 milionë dollarëshe që i rezistojnë katastrofave globale, ja ku do strehohen miliarderët nëse vjen fundi i botës

24/01/2025 20:22

Një kompani amerikane po ndërton disa apartamente luksoze të quajtur “Aerie” që i rezistojnë katastrofave globale.

Një kompani në Virxhinia e quajtur Strategically Armored & Fortified Environments, SAFE ka ndërtuar disa apartamente të quajtur “Aerie” që do jenë gati në vitin 2026. Çfarë kanë të veçantë këto apartamente? Këto strehime luksoze janë ndërtuar për t’i rezistuar katastrofave globale që mund të sjellin fundin e botës.

Kompania apartamentet “Aerie” mund t’i mbrojnë klientët e saj nga pothuajse çdo fatkeqësi dhe ato kushtojnë deri në 20 milionë dollarë.

Strehimet luksoze përfshijnë gjithashtu programe mjekësore të mbështetura nga inteligjenca artificiale. Ato do të kenë gjithashtu, një pishinë të brendshme dhe një vend për të luajtur bowling.

Apartamentet e para do të hapen në Virxhinia, pranë Uashingtonit DC dhe do të kushtojnë 300 milionë dollarë për t’u ndërtuar, duke strehuar 625 nga njerëzit më të pasur në botë në rast të një fatkeqësie globale.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA