Këtë javë vetëm në Tiranë ka pasur tre raste të banesave që janë përfshirë nga flakët dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Ndërsa këto janë pamjet e kabinës elektrike në parkimin nëntokësore tek Bulevardi i Ri, që mori flakë për shkak të një shkëndije elektrike paditen e së martës. Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, por si pasojë u ndërpre energjia në zonë.
Ekspertët elektrikë sqarojnë se shkaqet e zjarreve së fundmi, lidhen me faktin që jemi në sezonin e dimrit dhe kërkesat për energji nga qytetarët janë më të larta.
“Në momentin që jemi ne tani në dimër kërkesa për energji elektrike nga qytetarët është e madhe. Arsyeja kryesore që bie zjarr ose nisin shkëndijat elektrike është ngarkesa e madhe e rrjetit dhe sistemi nuk e mban. Por edhe transformatorët e kabinave te lagjeve kanë problematika dhe nuk e suportojnë dot ngarkesën. Si rrjedhojë më pas shkaktojnë shkëndija elektrike”, shprehet inxhinieri elektrik, Azmer Dulevic.
Po ashtu problematika qëndron dhe tek cilësia e materialet që përdoren në ndërtim, të cilat ndikojnë në përhapjen më të shpejtë të zjarrit në godinë. Si dhe mungesa e kontrollove për instalimet elektrike.
“Cilësia e dobët e materialeve dhe mungesa e kontrolleve. Ne jemi i vetmi vend ne Evropë dhe Ballkan besoje qe nuk kemi certifikim te instalimeve elektrike në banesa. I plotësojnë apo jo standardet teknike te operimit. Dhe kur cilësia është e dobët dhe mungojnë kontrollet, qytetarët përballen me faktin e shkëndijave elektrike”, shprehet më tej ai.
Por si duhet vepruar për të evituar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar dëmet?
“Te vendosin sistemi i tymit, alarmi i zjarrit por dhe i rrjedhjeve te gazit qe te jene te mbrojtur”, thekson inxhinieri elektrik.
Po ashtu e rëndësishme në raste e zjarreve në godinat e larta janë shkallët e emergjencave, për të evakuuar në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë banorët që ndodhen brenda.
Top Channel