Vota e Diasporës/ “Të zgjatet afati i dokumenteve të skaduara”, kërkesat e PD: Të votohet me dokumentë të huaja!

23/01/2025 15:11

Në parlamentarët e 11 majit, demokratët kërkojnë që te votojnë jo vetëm zgjedhësit shqiptarë me pasaportë apo letërnjoftim biometrik të skaduar, por edhe me dokumente biometrike që nuk janë lëshuar nga shteti shqiptar.

“Nëse ka dhjetëra probleme që lidhen me votimin e diasporës, krye problemi i tyre është vlefshmëria e dokumenteve të shtetasve. Për ata që kanë dhe i kanë skaduar, për ata që nuk janë pajisur kurrë me një dokument shqiptar dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk disponojnë një dokument shqiptar por kanë një dokument të një shteti të huaj. Janë pikërisht këto që ne kemi përfshirë në këtë amendament, të cilin e kemi paraqitur në Kuvend”, shprehet Ivi Kaso.

Socialistët  i kanë mbyllur derën kërkesës se demokratëve që diaspora  te votoje  me dokumente biometrike te shtetit ku ata jetojnë dhe janë të hapur vetëm për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumentet të skaduara siç ka kërkuar  edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Zgjatja e afatit duhet te ishte bere para dates 11 janar për te garantuar sigurinë juridike të të gjithë gjësë”, shprehet Bylykbashi.

Paralelisht me “draftin Celibashi”, për ndryshimet ne kodin elektoral qe synojnë  lehtësimin e votës së diasporës,  ne Kuvend janë depozituar dy amendamentet e Partisë Demokratike, me firmën e 11 deputetëve  demokratë mes tyre edhe atë të Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA