Vijon dëbimi i emigrantëve të paligjshëm, 308 arrestime në ditën e parë të administratës së re

23/01/2025 23:27

Administrata e re ka arrestuar 308 emigrantë të paligjshëm në ditën e parë në detyrë teksa Trump kërkon të paktën 10 mijë trupa në kufirin SHBA-Meksikë.

Pentagoni konfirmoi se 1000 prej tyre janë trupa ushtarake dhe 500 janë civilë ku përfshihen, inxhinierë luftarakë dhe ekspertë për të ndihmuar në gjurmimin e emigrantëve të paligjshëm.

Forcat shtesë që do i’u bashkohen 2,500 të tjerave që janë vendosur tashmë përgjatë kufirit, do të ndihmojnë në ndërtimin e barrierave përgjatë kufirit dhe do të sigurojnë fuqi ajrore për evakuime.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes konfirmuan se forcat do transferojnë 5400 emigrantët që aktualisht janë në paraburgim në SHBA gati për tu dëbuar.

Katër avionë C-17 dhe C-130 fluturuan në Teksas dhe San Diego këtë javë për të patrulluar.

Arrestimet filluan të martën, teksa shefi e kufirit i zgjedhur nga Trump, Tom Homan konfirmuar se Agjencia e Emigracionit dhe Doganave kishte arrestuar 308 imigrantë të paligjshëm në ditën e parë të plotë të administratës së re.

Trump planifikon të dërgojë gjithsej 10,000 trupa në kufi me Meksikën.

“Ky është vetëm fillimi, do kemi shumë misione të tjera” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes.

Trump shpalli emergjencë kombëtare në kufirin jugor në orët e para të presidencës së tij të dytë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA