Interneti është mahnitur nga videoja virale e një qeni që i bashkohet në duet pronares së tij që këndon kolonën zanore të filmit “Titanic”.
Videoja tregon 31-vjeçaren, Lauren Paley që këndon “Hymn to the Sea”, kolona zanore e filmit ikonik “Titanic” dhe qeni i saj, Oliver, një pastor australian që i “bashkohet” sikur kishte një jetë që e njihte këngën.
Ai i afrohet kamerës dhe ngre kokën përpara se të lëshojë një ulërimë të gjatë, të trishtuar që është e intonuar pothuajse ne mënyrë perfekte me atë të pronares së tij.
Një komentues shkroi: “Imagjinoni nëse ai është një shpirt i humbur nga Titaniku i rimishëruar në qenin tuaj dhe kjo është arsyeja pse po sillet kështu”
— Doglover (@puppiesDoglover) January 23, 2025
Top Channel