Shqipëria në fokus të “The Times”/ Rama: Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga vendi ynë

23/01/2025 10:12

“Shqipëria është më shumë se një pushim plazhi me kosto të ulët, po rishpik veten si një destinacion i nivelit të lartë (me çmime më të ulëta se Greqia). Këto janë pikat e saj më të modës”, kështu shkruan “The Times” për vendon tonë.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria.

Sakaq thekson se viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin 2023.

“Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times” jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve luksoze.

Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tashmë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott apo Hyatt, e ku me finalizmin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota.

Viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës”, shprehet Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA