Rikthehen kreditë e buta! Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota

23/01/2025 12:24

Pas pothuajse një dekade në Elbasan është rikthyer programi social i strehimit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si kreditë e buta.

Me gjithë kërkesat e shumta të qytetarëve Ministria e Ekonomisë në shumë vite nuk kishte miratuar kuota për Elbasanin. Tashmë programi rikthehet me shpresën e vijimësisë vit pas viti.

Për vitin 2025 janë miratuar 85 kuota për Bashkinë e Elbasanit ndërsa përfituesit duhet të plotësojnë disa kritere.

Përveç kategorive sociale të përcaktuar ekziston edhe kriteri ekonomik. Familjet që mund të aplikojnë janë ato që nuk kanë në pronësi një banesë, apo banesa e tyre është nën normat e strehimit. Po ashtu të ardhurat duhet të jenë brenda kufijve të përcaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA