Prej 25 vitesh nuk hoqi dorë duke luajtur të njëjtat numra në lotari, 56-vjeçari ia del! Fiton mbi 5 milionë dollarë

23/01/2025 17:36

Një 56-vjeçar nga Michigani kapi xhekpotin në një lotari duke fituar shumën prej 5,626,575 dollarësh falë numrave që ai luante prej 25 vitesh.

Fituesi, i cili zgjodhi të mbetet anonim, gjeti 5 numra me fat të datës 16 dhjetor: 03-07-10-27-29.

“Kam 25 vite që luaj të njëjtin grup numrash të përbërë nga data të veçanta për mua. Gruaja ime kontrolloi biletën pas shortit dhe më zgjoi menjëherë për të më thënë lajmin e madh. Kur ajo tha se kisha fituar xhekpotin, nuk mund ta besoja”, tha 56-vjeçari.

Fituesi mori çmimin e tij në zyrat e Lotarisë së Miçiganit. Ai planifikon t’i përdorë paratë për të rregulluar shtëpinë e tij, investime të tjera si dhe t’i ndajë me familjen e tij.

Pak kohë  më parë një grua nga Maryland fitoi 50 mijë dollarë në të njëjtën lotari duke luajtur disa numra që kishte parë në ëndërr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA