Është caktuar data për zgjidhjen e martesës mes ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se seanca do të mbahet më 21 shkurt, në orën 10:30.

“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30.”, thuhet në njoftim.

Siç raporton Anila Hoxha më herët përmes shortit është caktuar si gjyqtare për divorcin e çiftit gjyqtarja Fahrie Budo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA