Duket se miqësia mes Aldos dhe Eglit ka marrë një kthesë të papritur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Pas një debati të ashpër mes dy banorëve, marrëdhënia e tyre është përkeqësuar e më shumë, duke kaluar kështu nga një miqësi në një “armiqësi” të hapur.

Gjatë një bisedë të tensionuar, Aldo ka akuzuar Eglin për veprime oportuniste dhe për përdorimin e mbështetjes së disa “dronave” që erdhën për të dhe për Gjestin. Ai theksoi se nuk mund të quhet shoqe një person që e lë dikë, pas mundësisë së parë që i jepet.

Një shoqe nuk të lë me oportunitetin e parë që i vjen në shtëpi.  Në përgjigje, Egli mohoi këto akuza, duke u mbrojtur se nuk e kishte lënë asnjëherë Aldon dhe se gjithmonë ishte përpjekur të mbaronte marrëdhënien me të në mënyrë miqësore.

Jo mor zotëri, unë madje të kam ardhur e të kam thënë ‘ndjesë nëse…’

Duke shtuar se ai e ka kritikuar për përdorimin e strategjive të dyfishta, duke thënë se Aldo kishte përfituar nga ajo për të shkuar kundër Gjestit.

Në një moment të debatit Aldo e përmendi vajzën e tij, duke e përdorur si shenjë për të shpjeguar se si Eglin nuk mund ta quante veten shoqe të vërtetë. Kjo akuzë e bëri edhe më të tensionuar përplasjen, me Egli që e kundërshtoi ashpër, duke i kërkuar të mendojë mirë për ato që thotë.

Ja ku është shoqja, shoqja ia merr shokut me tendencë, kjo nuk është shoqe e mirë. Me respekt e merr vajzën time hopa, e para

Dhe përgjigja e saj ishe:

Pse e fut gocën këtu? Merr parasysh ato që ke folur këtu, turp të të vijë ty

Ky debat ka shpërthyer një atmosferë të rëndë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke treguar se marrëdhëniet mes banorëve janë shumë më të ndërlikuara se sa duket në sipërfaqe.

Tensionet vetëm sa po rriten, dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet më tej kjo përplasje mes dy banorëve./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA