“Ndoshta Egli ndjen diçka më shumë ndaj meje”/ Gjesti: S’dua ta lëndoj
23/01/2025 20:57
Gjesti, në një bisedë me Gertën dhe Gertin, pohoi se nuk dëshiron të lëndojë Eglin.
Ai u shpreh se banorja mund të ketë pëlqim, por është treguar i kujdesshëm për të mos e bërë të ndihet keq.
“Ndoshta ajo ka diçka më shumë për mua, por unë nuk dua ta lëndoj. Dhe ia kam thënë, nuk dua të të lëndoj”, tha Gjesti.
Ndërkohë, pak më herët, Egli shprehu pakënaqësi për Gjestin.
“Si mund ta besoj kur thotë unë nuk luaj me ty, kur ai është këtu për të luajtur? Unë e kam besuar dhe prandaj jam përfshirë aq shumë. U kam dalë të gjithëve me shpatë të madhe për të”, tha ajo, gjatë një bisede me Bernardin.
Top Channel