“Mendova se do paralizohesha”/ Ledjona Xheladinaj flet për aksidentin dhe partnerin e saj: Jam e lumtur!

23/01/2025 14:36

E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer për aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë. 

Ajo rrëfehu se u rrëzua teksa ecte me motor nëpër dëborë në Dibër dhe pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore, aq sa ka menduar se do të paralizohej.

Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizoba se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve”.

Ledjona, ka folur edhe për lidhjen e saj, ndonëse pa dhënë shumë detaje.

“Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëmdruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA