“Më tradhtoi shoku i ngushtë, s’kisha dyshuar kurrë”, Murat Basha tregon kush e spiunoi: Ishte djali i Petro Markos

23/01/2025 08:23

Murat Basha ishte pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel, ku u diskutua koha e komunizmit.

Ai tha se ishte tradhtuar dhe spiunuar nga shoku i tij i ngushtë, i biri I Petro Markos, Jamarbër Marko.

Basha: Po ça kisha bërë, kisha vra njeri? Doja të jetoja i lirë, nuk e duroja dhunën, por për një gjë, aty thotë një fjalë, dyshohet për veprimtari armiqësore. Ai sistem na pat vënë përballë vetes, për këtë më ka bërë nder. Më thuaj një emër nga këta që nga ’92 në politikë deri më sot që kanë qenë përballë atyre që ata i kanë njoft për kundërshtarë, njeh ndonjë ti?

Unë dhe shumë njerëz të tjerë kemi qenë përballë atyre me fakte dhe letra, di një një nga këta në politikë që kanë qenë përballë atyre, kundërshtarit, apo kanë qenë me ata. Ata janë në sistem sot. Unë dija si t’i ruhesha atyre, fillova t’u largohesha të gjithë njerëzve, edhe dy shokëve të mi të ngushtë që t’u mos u bëj keq atyre, por unë kisha rënë në mina, shoku që unë rrija gjithë ditën ishte kryespiuni Fajkoi që më spiunonte për çdo gjë, s’kisha dyshuar kurrë, e kisha shok, e doja, jam munduar ta ndihmoj, ai spiunonte, por thoshte edhe jo të vërteta.

Shkuam një ditë tek hotel Arbëria, porosisnim verë dhe thoshte do t’i gjuaj fotografisë së Enver Hoxhës se ai ka qenë…e kishte fjalën për anën seksuale të tij, i thosha mbylle gojën se po na merr në qafë idiot. Dhe ky është Jamarbër Marko, i biri i Petro Markos, ja ku e ke me dokument të ish Sigurimit të Shtetit, janë edhe 5 emra të tjerë. Ai ka vdekur dhe nuk ka asnjë njeri më në jetë, ka një motër, nuk ka fëmijë, ky më ka bërë dëmin më të madh.

Më ka ardh i biri i njërit prej bashkëpunëtorëve që ka bashkëpunu që e ka pseudonimin Fortuna, janë pesë është ky Fajkoi, Adriatiku, Patrioti, Adriatiku dhe Faqorja. Unë nuk mund ta bëj me turp djalin e këtij Fortunës, para vjehrrit të tij, gruas, i kanë fëmijët nga 30-40 vjeç. Më ka ardh në palestër dhe më tha jam djali i filanit. Më tha babai im të ka bërë keq, më tha të kërkoj ndjesë në emër të tij por do të lutem për një gjë që nuk do e denoncosh. I thash thuaj babës tat të iki i qetë, nuk ia nxjerr emrin, se ti nuk ke arsye të turpërohesh për maskarallëqet e tët eti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA