Sipas Volodymyr Zelenskyt vetëm presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez, Xi Jinping mund të ‘shtyjnë’ Putin drejt paqes.
“Unë mendoj se ai (Xi Jinping) mund ta shtyjë Putinin drejt paqes. Presidenti Trump dhe Xi janë më të fortët. Nuk mendoj se ka të tjerë që mund ta bëjnë këtë, sepse ekonomia e Putinit, pas të gjitha sanksioneve, është shumë e varur nga Kina dhe vendimet e liderit kinez. Ndoshta duhet që Trump dhe Xi Jinping të diskutojnë se si të ushtrojnë presion bashkërisht ndaj Putinit”, tha Zelensky në një intervistë nga Davos.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk duhet të zhvillohen negociata paqësore pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe se çështja më e rëndësishme në këto negociata janë garancitë efektive të sigurisë.
“Ne jemi të gatshëm të shkojmë dhe të përfundojmë luftën, por duhet të jemi në një pozicion të fortë. Kështu i thashë Presidentit Trump. Putini është i sëmurë me idenë për të shkatërruar dhe pushtuar Ukrainën.”, tha Zelensky.
Top Channel